KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael, miratohet ligji i vetëvendosjes së hebrenjve, arabët e konsiderojnë ligj racist
Izrael, miratohet ligji i vetëvendosjes së hebrenjve, arabët e konsiderojnë ligj racist

Izrael, miratohet ligji i vetëvendosjes së hebrenjve, arabët e konsiderojnë ligj racist

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj sipas të cilit vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend. Minoriteti arab e ka konsideruar ligjin racist dhe që i afrohet aparteidit. Ligji i shtetit të kombit hebre, i mbështetur nga qeveria e krahut të djathtë, u miratua me 62 vota pro, 55 kundër dhe dy abstenime në parlamentin me 120 deputetë. Disa ligjvënës arabë bërtitën dhe grisën letrat pas votimit. “Ky është një moment përcaktues në analet e Zionizmit dhe historia e shtetit të Izraelit” u shpreh pas votimit kryeministri Benjamin Netanjahu.
Në legjislacion, i cili u miratua pak pas 70 vjetorit të lindjes së shtetit të Izraelit, thuhet se Izraeli është atdheu historik i popullit hebre dhe ata kanë të drejtën ekskzluive për vetëvendosje në të. Sipas tij, Jeruzalemi i tërë dhe i bashkuar është kryeqytet i Izraelit. Ligji nuk e njeh arabishten si gjuhë zyrtare në vend, por i jep asaj një status të veçantë që mundëson vijimin e përdorimit të kësaj gjuhe në institucionet e Izraelit. Ligji gjithashtu thotë se vendbanimet hebreje janë në interesin kombëtar. Arabët e Izraelit përbëjnë rreth 20 përqind të popullsisë së vendit, e cila kap shifrën e 9 milionë personave. Nën ligjin, ata kanë të drejta të barbarta me pjesën tjetër të popullsisë, por prej kohësh ankohen se po trajtohen si qytetarë të klasit të dytë dhe po përballen me diskriminim dhe probleme në marrjen e shërbimeve si arsimi, shëndetësia apo edhe strehimi.

Sicred