KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Izrael, Kulla më e lartë në Botë me Lego
Izrael, Kulla më e lartë në Botë me Lego

Izrael, Kulla më e lartë në Botë me Lego

Në Tel Aviv të Izraelit është ndërtuar kulla me Lego më e lartë në botë. Kjo kullë është 36 metra dhe për ta ndërtuar janë dashur më shumë se gjysmë milioni pjesë Legoje, që janë dhuruar nga banorët e qytetit. Projekti ishte NISME e mësuesve të një 8-vjeçari, i cili ndërroi jetë pas një beteje me kancerin në vitin 2014 dhe gjatë periudhës së sëmundjes ndërtonte shumë gjëra me Lego. Rekordi i mëparshëm i kullës më të lartë me Lego mbahej nga një kullë në Milano, që ishte 35.05 metra e lartë. Në mungesë të një gjyqtari vendas, ky rekord nuk është regjistruar ende nga Libri i Rekordeve Guiness.

Sicred