KRYEFAQJA » LAJME » Izrael, Bushati pritet nga Netanjahu

Izrael, Bushati pritet nga Netanjahu

Shqipëria dhe Izraeli po diskutojnë çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Ballkanit, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit mes kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Izraelit Benjamin Netanjahu me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati, i cili po viziton Izraelin. Ministri Bushati dhe Kryeministri Netanjahu diskutuan gjithashtu për mundësinë e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura, etj. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime bilaterale, si me Ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal Tzachi Hanegbi, Lideren e opozitës Tzipi Livni, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre (AJC) David Harris dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve (WJC) Robert Singer.

Sicred