KRYEFAQJA » LAJME » Izmir Smajlaj synon medalje edhe në Evropian
izmir smajlaj, kercim, vrap, atletike, kercim se gjati

Izmir Smajlaj synon medalje edhe në Evropian

Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Ballkanit. Pas ditë më parë, atleti shkodran ka fituar medaljen e artë në garën e kërcimit së gjati, në ballkaniadën e zhvilluar në Beograd, duke bërë që në pallatin e sportit në kryeqytetin serb, të ngrihet flamuri kuqezi nën tingujt e himnit kombëtar. Smajlaj ka kërcyer në provën e fundit 7.98 m, duke vendosur një rekord të ri kombëtar. Ai ka thyer rekordin e mëparshëm me 32 cm më shumë që mbahej nga një tjetër atlet shkodran, Admir Bregu. Trajneri i Izmirit, Vildan Tufi, tregon për emocionet, vështirësitë dhe konkurrencën e madhe që kishte në garën e kërcimit së gjati. Izmiri do të garojë së shpejti në Kampionatin Evropian. Duke parë konkurrencën e madhe atje, ai synon të hyjë në zonën e medaljeve.

Sicred