KRYEFAQJA » LAJME » Ivanov refuzon dekretimin e ligjit për gjuhët
Ivanov refuzon dekretimin e ligjit për gjuhët

Ivanov refuzon dekretimin e ligjit për gjuhët

Presidenti i Maqedonisë, Gjjorgje Ivanov refuzoi të mërkurën të dekretojë ligjin për gjuhën shqipe i miratuar pak ditë më parë në kuvendin e Maqedonisë. Publikisht, Ivanov e cilësoi ligjin për përdorimin e gjuhëve të padrejtë dhe represiv, me të cilin sipas tij favorizohet vetëm gjuha shqipe. Ndërkohë, në një prononcim për Radiotelevizionin Shqiptar, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi u shpreh optimist për rivotimin.