KRYEFAQJA » LAJME » IU REFUZUA QËNDRIMI NË GJERMANI, VETVRITET SHQIPTARI

IU REFUZUA QËNDRIMI NË GJERMANI, VETVRITET SHQIPTARI

Është vevrarë në Gjermani një 42 vjecar, pasi shteti gjerman i refuzoi qëndrimin. Ai me gruan dhe dy fëmijët duhej të kthehej në atdhe, por i dha fund jetës duke u hedhur nga një urë. Mediat gjermane shkruajnë se 42 vjecari shqiptar, duhet të kishte marrë biletat e avionit për kthim, për gruan dhe dy fëmijët e tij, por vendosi t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ura Almeloer. Vetëm vajza e rritur e tij duhet të lejohet të qëndrojë, pasi kishte bërë një trajnim për infermieri në Gjermani. Sipas gazetës gjermane, 42-vjecari shqiptar bashkë me familjen kishin ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.  Gruaja e kishte probleme me shëndetin mendor, ndërsa vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.Në një mesazh të fundit në ëhatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar. Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh për 42 vjecari që i dha fund jetës në Gjermani.