KRYEFAQJA » LAJME » Italia pro çeljes së negociatave

Italia pro çeljes së negociatave

Italia është një nga mbështetësit kryesorë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Një muaj larg ditës vendimtare të 28 Qershorit në të cilën vendet anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, edhe ambasadori i italisë në Shqipëri Alberto Cutillo mbështet hapjen e negociatave.

“ Të shohim pas me admirim dhe kënaqësi, por gjithashtu të shohim përpara me pritshmëri për të ardhmen. Një e ardhme që do e shoh Shqipërinë në Bashkimin Europian, shpresojmë shumë shpejt. Ditën që Shqipëria do futet në BE zyra e kooperacionit italian do të mbyllet, por le të themi që trishtimi për këtë do të kompensohet nga gëzimi për të mirëpritur Shqipërinë në Bashkimin Europian” tha Alberto Cutillo.

Dy ditë më parë, edhe këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme, një këshill me influencë të lartë në politiken gjermane publikoi një raport, në të cilin vlerësonte se Shqipëria meriton më shumë se vendet e tjera të rajonit çeljen e negociatave. Megjithatë, pritet që Bundestagu do të vendos për fatin e Shqipërisë brenda dy javëve të para të qershorit.

Sicred