KRYEFAQJA » LAJME » Italia drejt zgjedhjeve të reja
Italia drejt zgjedhjeve

Italia drejt zgjedhjeve të reja

Legjislatura e 17-të përfundoi. Tashmë është zyrtare, italianët me 4 mars do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave që miratoi dekretin për datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Më herët, presidenti Italian, Serxho Matarela, pasi u takua me drejtuesit e dy degëve të parlamentit, firmosi shpërndarjen e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve. Ky votim shihet si një garë trepartiake mes bllokut konservator të drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, nga partia anti sistem dhe euroskeptike Lëvizja Pesë Yjet (M5S) dhe nga partia e Gentilioni-t e qendrës së majtë, Partia Demokratike (PD). Aleanca e Berlusconi-t pritet të fitojë më shumë vota, por jo maxhorancën e nevojshme, ndërkohë që 5 yjet mund të shfaqet si partia më e madhe e vetme, por pa partnerë për koalicion. Ndërsa Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi, me popullaritet në rënie, mund të shkojë drejt zvogëlimit.

Sicred