KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, Xhuzepe Konte betohet si Kryeministri i ri
Itali, Xhuzepe Konte betohet si Kryeministri i ri

Itali, Xhuzepe Konte betohet si Kryeministri i ri

Xhuzepe Konte, një profesor ligjesh i cili nuk ka mbajtur ndonjë post politik më parë, u betua pasditen e së premtes si Kryeministër i Italisë, duke i dhënë fund një situate pasigurie politike, e cila zgjati për gati tre muaj dhe duke sjellë në pushtet një qeveri të re populiste. – “Betohem t’i qëndroj besnik Republikës, t’i përmbahem kushtetutës dhe ligjeve dhe të ushtroj funksionet e mia vetëm në interes të Kombit”, – ishte kjo formula që kryeministri Konte dhe më pas anëtarët e kabinetit të tij lexuan gjatë betimit. Mbrëmjen e së enjtes presidenti i vendit serxho mataraela miratoi qeverinë që iu paraqit nga partia e krahut të djathtë Lidhja e veriut dhe Lëvizja e Pesë Yjeve, të cilat rezultuan partitë me më shumë vende në parlament pas zgjedhjeve të marsit. Në kabinetin e drejtuar nga Konte lideri I Pesë Yjeve Di Maio, i cili tashmë është zëvendëskryeministër dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Punës dhe Politikave sociale dhe si dhe kreu i Lidhjes së Veriut Mateo Salvini që tashmë mban postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit. Postet ministrore u ndanë mes dy partive, ku Pesë yjet morën nëntë ministri, lidhja e veriut pesë ministri, dhe tre ministri iu dhanë teknokratëve. Pesë ministri iu besuan femrave. Qeveria e re do të përballet me votëbesim javën e ardhshme në Parlament.

Sicred