KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali; Vazhdon të rritet numri i viktimave nga orteku
orteku, peskara, itali, te vdekur, viktima, te mbijetuar, hoteli i perpire nga bora, moti i ashper

Itali; Vazhdon të rritet numri i viktimave nga orteku

Ka shkuar në 12 bilanci i viktimave të shkaktuar nga një ortek bore që 5 ditë më parë goditi hotelin Rigopiano në provincën e Peskarës. Mbreme forcat e shtëpimit kanë mundur të nxjerrin nga gërmadhat trupin e pajetë të një gruaje, gjendur në një dhomë mes kuzhinës e zonës bar të hotelit. Edhe trupi i pajetë i një emigranti senegalez, punonjës sezonal në këtë strukturë eshte nxjerre po dje nga germadhat. Bilanci provizor i kësaj tragjedie është 12 viktima, 11 të mbijetuar e 23 persona të humbur. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje në kushtet e një moti ekstrem që prej disa ditësh ka përfshirë të gjithë Italinë. Gërmohet me lopata e me sonda, pa mundur të operohet me mjete mekanike për shkak të kushteve aktuale të terrenit, e me shpresën se mund të gjejnë nën gërmadha ende të mbijetuar. Ndërkohë Prokuroria e Peskarës ka nisur hetimin ndaj kësaj ngjarje për të verifikuar arsyet e vonesës së evaukimit të personave që gjëndeshin në këtë hotel, vonesës së mbërritjes se mjeteve për pastrimin e rrugëve, por mbi të gjitha po përpiqet të hidhet dritë mbi terrenin e papërshtatshëm në të cilin ishte ndërtuar Hoteli Rigopiano, që sipas specialistëve ishte një ndërtim i paligjshëm ndaj të cilit vite më parë ishte nisur një proces hetimor.

Sicred