KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, Tartufi i çmuar shitet 75 000 euro gjatë një ankandi

Itali, Tartufi i çmuar shitet 75 000 euro gjatë një ankandi

Një copëz tartufi i bardhë me peshë rreth 850 gramë u shit për 75 000 euro gjatë një ankandi, në veri të Italisë. Kjo shitje u mundësua me lidhje satelitore me Dubain dhe Hong Kongun dhe blerësi i pjesës më të bukur ishte një ndërmarrës nga Hong Kongu. “Situata është përmirësuar këto kohët e fundit, por është e dukshme se ky nuk do të jetë një vit i madh, nuk do të ketë tartufë të mëdhenj për shitje në ankand por do të ketë tartufë shumë të mirë”, behet e ditur nga Qendra kombëtare e Studimeve mbi tartufin. Italia është në mes të sezonit më të keq të tartufëve, për shkak të verës së thatë, që ka çuar në mungesë ektreme të bimës duke shkaktuar rritje të çmimeve. Mungesa e tartuf nuk e ka dëmtuar cilësinë, por kanë bërë që çmimet të shkojnë 3.000 deri në 4.000 dollarë për kile.

Sicred