KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, stuhi shiu dhe breshëri pas të nxehtit

Itali, stuhi shiu dhe breshëri pas të nxehtit

Pas ditësh të tëra me temperatura përvëluese, zjarre e thatësire, Italia është përfshirë nga stuhi të fuqishme shiu dhe breshëri, të cilat kanë përfshirë pjesën verilindore të vendit. Pasditen e djeshme, banorët kanë mbetur të shokuar nga forca e stuhisë në Venezia, që ka shkulur pemët me gjithë rrënje duke rrezikuar ndjeshëm jetën e kalimtarëve apo shoferëve. Bilancet e para të tornados së vogël që përfshiu veriun flasin për 45 të plagosur, 3 prej të cilëve ndodhen në spital dhe dëme të shumta materiale. Breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në të mbjella, gjithashtu shumë rrugë janë përmbytur dhe dëmtuar plotësisht.

Sicred