KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, skenarët e koalicionit/ Di Maio dhe Salvini me sytë nga e majta
Itali, "Pesë yjet" dhe Lidhja e Veriut drejt krijimit të qeverisë

Itali, skenarët e koalicionit/ Di Maio dhe Salvini me sytë nga e majta

Italia është sot në udhëkryq, por pas më shumë se dy javësh, ligjvënësit e porsazgjedhur të saj do të marrin detyrën, e po atëherë do të caktohen edhe kryetarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit e Senatit. Pas Pashkëve, presidenti Sergio Mattarella do të nisë konsultimet për të vendosur se cili do të jetë kryeministri i ri i vendit. Historia dhe Kushtetuta japin dy mundesi. I pari është ai, sipas të cilit Mattarella vendos se krijimi i qeverisë nuk është i mundur dhe shpërbën Parlamentin. Por sipas analisteve , nje gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën. Italia nuk eshte gjendur ndonjëherë në situatën kur zgjedhjet zëvendësohen menjëherë nga të tjera. Alternativa e dytë për kreun e shtetit do të ishte caktimi i një figure institucionale, si president i Senatit. Një njeri që luan rolin e lehtësuesit dhe që merr mandatin, jo për të qenë kryeministër, por sepse kështu do të ketë liri më të madhe se presidenti, që të arrijë të konsultohet me forcat politike e të krijojë shumicën. Matteo Renzi, ndërkohë, e bëri të qartë se do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike, por jo tani. Më parë ai kërkon të shohë krijimin e qeverisë së re. “Bëjeni pa ne”, ishte deklarata e Renzit, që duket se kërkon të sigurohet që forca e tij politike nuk do të rrëshqasë drejt kundërshtarëve. Misioni i fundit i 43-vjeçarit është të shmangë afrimin e demokratëve në jug me “Lëvizjen 5 yjet”. “Do të largohem në minutën pasi ta kem ankoruar Partinë Demokratike në opozitë”, zotohet ai. Lëvizja populiste e drejtuar nga Luigi di Maio, ishte historia e suksesit ditën e zgjedhjeve, nga ku doli si forca e vetme më e madhe, me 32% të votave. Kjo i dha Di Maios argumentin të pretendojë se qeverinë duhet ta krijojë forca e tij politike. Lëvizja 5 Yjet i ka kthyer sytë nga PD, me kushtin e vetëm që të lërë jashtë ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe ka hartuar një listë me 10 pika që do t’ua propozojë partive të tjera për krijimin e nje mazhorance. Nisur nga rivaliteti i ashpër me demokratët dhe Berlusconin, aleati më i mundshëm i “5 yjeve” do të ishte “lidhja”-i, por Salvini e përjashtoi kategorikisht një mundësi të tillë. Berlusconi këmbëngul se qeverinë duhet ta formojë qendra e djathtë. Do ta mbështes Salvinin, u shpreh ai, dhe do të jem garant i koalicionit. Vota e së dielës nuk ishte një garë e brendshme mes nesh, këmbëngul “kavaljeri”, duke shtuar se suksesi i koalicionit është një zhvillim i rëndësishëm, pasi do të lejojë ndryshimin e politikave me të cilat është drejtuar vendi gjatë viteve të fundit.

Sicred