KRYEFAQJA » LAJME » Itali: Shembet ura në Ankona, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Itali: Shembet ura në Ankona, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një urë është shembur dje në autostradën A14 në provincën e Ankonas, në afërsi të komunës Kamerano. Si pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona e 2 të tjerë janë plagosur. Dy persona po udhëtonin me automjetin e tyre në momentin e shembjes duke mbetur viktima nën gërmadhat e urës. Të plagosurit janë 2 punëtorë që janë transportuar menjëherë në spitalin e komunës së Torrette në provincën e Anconas. Mbi këtë tragjedi Drejtoria e Austostradave italiane shpjegon se ura e shembur ishte një strukturë provizore dhe e mbyllur për trafikun e makinave. Momentalisht po punohej për zgjerimin e rrugës me 3 kalime për automjetet. Ndërkohë Ministri i Infrastruktures dhe Transportit ka mbledhur një Komision Inspektimi me ekspertë për të analizuar dhe vlerësuar se çfarë ka ndodhur.

Sicred