KRYEFAQJA » LAJME » Itali: Sekuestrohen 2 ton lëndë narkotike hashash dhe marijuanë

Itali: Sekuestrohen 2 ton lëndë narkotike hashash dhe marijuanë

Më shumë se dy ton lëndë narkotike hashash dhe marijuanë janë sekuestruar nga policia provinciale në Ravenna të Italisë, operacion që çoi në arrestimin e tre shqiptarëve dhe një shtetasi italian. Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuarit janë Luan Çika alias Luan Hyseni 36 vjeç, Everton Ndreraj 26 vjeç dhe Eduard Shehaj 39 vjeç. Ndërkohë, tre shqiptarët e tjerë në kërkim janë Arian Demiri 30 vjeç, Altin Xoxa 47 vjeç dhe Xhimi Isiu 33 vjeç. Në këtë operacion të policisë italiane mori pjesë edhe policia shqiptare, e cila shkëmbeu informacion me homologët italianë.Nërkohë policia shqiptare e çon në 8 numrin e të arrestuarve te operacionit “VILUNI” ku në 11 Nëntor u sekuestruan rreth 1.5 ton kanabis. Në pranga ra Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë. Ndoj ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i grupit që u arrestuan ditën që ndodhi aksioni.