KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, referendum për autonomi të Lombardisë dhe Venetos

Itali, referendum për autonomi të Lombardisë dhe Venetos

Dy krahinat më të pasura veriore të Italisë, Lombardia dhe Veneto, po mbajnë sot referendume për të pyetur banorët e tyre nëse duan më shumë autonomi. Lombardia, ku ndodhet edhe kryeqyteti financiar i Italinës, Milano, së bashku me Veneton,  përbëjnë rreth 30 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Governatorët e dy rajoneve u përkasin Ligës së Veriut, e cila prej shumë kohë pretendon se veriu po mban me financa jugun e varfër të vendit.  Pritet që në dy krahinat të votohet pro zgjerimit të autonomisë, por rezultatet nuk kanë peshë pasi nuk janë detyruese. Qeveria qendrore në Romë është shprehur se votimet nuk janë të nevojshme, megjithëse lejohen sipas kushtetutës italiane.

Sicred