KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, priten temperatura të acarta
Acari “Moskë-Paris” përfshin Europën

Itali, priten temperatura të acarta

Në pritje të një mase ajri të acartë, Italia po merr masat për tu përballur me pasojat duke filluar që nga e diela e të paktën deri të mërkurën. Kreu i mbrojtjes civil Anxhelo Boreli ka mbledhur në një takim urgjent komitetin operativ për të verifikuar nëse janë marrë ,asat e duhura. Qytetet më të rrezikuara e për të cilat është vënë gjendja e alarmit janë Emilia Romanja, Marçe, Piemonte, Liguria, Calabria, Pulia e Sicilia. Reshjet e borës përbëjnë rrezik për orteqe në alpe. Një numër i madh shkollash do të jenë te mbyllura të hënën. Moti i keq mund të shkaktojë edhe shtyrjen e të paktën pesë ndeshjeve të serisë A. Në Lombardi mes të hënës dhe të mërkurës pritet që temperaturat të shkojnë deri në minus 10 gradë ndërsa në Alpe deri në minus 15. Dita më e ftohtë pritet të e marta e 27 shkurti ku në Sondrio dhe Milano pritet të shënohen minus 5 gradë Celsius. Temperaturat do të ngrihen sërish vetëm pas katër marsit.