KRYEFAQJA » LAJME » Itali, “Pesë yjet” dhe Lidhja e Veriut drejt krijimit të qeverisë
Itali, "Pesë yjet" dhe Lidhja e Veriut drejt krijimit të qeverisë

Itali, “Pesë yjet” dhe Lidhja e Veriut drejt krijimit të qeverisë

Lideri i Lëvizjes euroskeptike “Pesë Yjet”, Luixhi di Maio, ka bërë të ditur mbrëmjen e së dielës arritjen e një dakordësie për një program koalicioni me partinë e krahut të djathtë të Lidhjes së Veriut. Sipas di Maios, negociatat do të vijojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë koalicionin e ardhshëm, por shtoi se e diela ishte produktive. Sipas tij, kryeministri i ardhshëm, nuk do të ishte teknokrat, por deri tanik nuk është përmendur emri i ndonjë kandidati të mundshëm. Megjithatë, as Di Maio dhe as Salvini nuk duan të jenë kryeministri i ardhshëm i Italisë. Presidenti italian Serxho Matarela kishte caktuar ditën e dielë si afatin për t’i dhënë fund stanjacionit politik që rezultoi pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në muajin mars.

Sicred