KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, kapet sasia më e madhe e heroinës në 20 vitet e fundit

Itali, kapet sasia më e madhe e heroinës në 20 vitet e fundit

Një sasi rekord heroine, nga më të mëdhate e 20 viteve të fundit  është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali. Operacioni i Antimafias italiane në bashkëpumin me policinë doganore dhe drejtorinë e antidrogës ka çuar në kapjen e 270 kg heroinë, fshehur në konteinerat që udhëtonin nga Irani drejt portit të Xhenovas. Policia italiane pas zbulimit të sasisë së drogës, ka nisur operacionin e zbardhjes së përgjegjësve të organizimit e trafikimit të kësaj sasie të madhe heroine. Falë bashkëpunimit me shërbimin ndërkombëtar policor, policia italiane  ka organizuar e kontrolluar çdo lëvizje të drogës deri në dorëzimin e parë të heroinës bërë jashtë territorit italian. Në këtë operacion antidrogë  u përfshinë 5 shtete. Koordimimi i punës mes autoritetet gjyqësore të Italisë, Zvicrës, Hollandës, Belgjikës e Francës. çoi në arrestimin e 2 personave në Hollandë.

Sicred