KRYEFAQJA » LAJME » Itali; Goditet rrjeti mafioz Brankaçio

Itali; Goditet rrjeti mafioz Brankaçio

Policia Antimafias italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit të Palermos ka ekzekutuar një megaoperacion i cili ka çuar në arrestimin e 34 personave anëtarë të klanit mafioz sicçlian Brancaccio. Arrestimet janë kryer në rajonet e Siçilisë, Toskanës, Lacios, Emilia Romanja, Pulia e Liguria. Mega operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e 42 sipërmarrjeve në zotërim të këtij klani mafioz me vlerë rreth 60 milionë euro. Mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz  Pietro Tagliavia, kreu i klanit Brancaccio dhe i familjes mafioze ”Corso dei Mille”, i cili ndodhej aktualisht në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të drogës. Akuza ndaj 34 të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz, grabitje, vjedhje, korrupsion, përgjegjës të kërcënimeve të dhunshme e armëmbajtje pa leje. Hetimet e antimafias së Palermos kanë mundur të rindërtojnë të gjithë organikën e klanit mafioz Brancaccio.  Familjet përbërëse, rolin e çdo anëtari e mbi të gjitha kane identifikuar elementët drejtues të këtij klani. Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky klan mafioz kishte kontrollin e plotë ndaj një grupi sipërmarrësish me aktivitet industrial që operonin në rajone të ndryshme të Italisë. Sipërmarrjet janë përdorur nga klani mafioz për korrupsion, mashtrim fiskal, zotërim e monopolizim të territorit.

Sicred