KRYEFAQJA » LAJME » Itali: Arrestohen 27 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë

Itali: Arrestohen 27 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë

Policia italiane në kuadër të një operacioni të gjërë kundër krimit të organizuar, ka arrestuar 27 persona, të akuzuar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, dhunë, vjedhje, armëmbajtje pa leje e tentativa vrasjeje. Operacioni që u shtri në Monza, Milano, Bergamo, Mantova, Asti dhe Mesina vuri në pranga edhe një numër qytetarësh shqiptarë, krahas disa italianëve dhe afrikanoverioreve. Të arrestuarit, 4 prej të cilëve u lanë në arret shtëpie dhe të tjerët u dërguan në burg, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në provincat e Monzës dhe Milanos. Operacioni i koduar “Velarium”, sipas mediave italiane nisi pas përpjekjes për vrasjen e një të riu shqiptar, i cili u godit me thikë nga dy bashkëkombas, më shtator 2015 për pazare droge. Hetuesit zbuluan një rrjet të tërë të shpërndarjes së drogës, pjesë e të cilit ishte edhe një familje shqiptare, mes personave të tjerë. Nën hetim gjenden 40 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në itali.