KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Itali, aksidenti i rëndë hekurudhor
Itali, aksidenti i rëndë hekurudhor

Itali, aksidenti i rëndë hekurudhor

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Itali gjatë natës së shkuar. Një tren i linjës rajonale Torino-Irvea -Aosta është përplasur me një automjet të tipit Tir rreth orës 23.30 të natës së shkuar. Aksidenti ka shkaktuar 2 viktima njëri prej të cilëve është makinisti i trenit, e rreth 20 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjëndje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të komunës Caluso, në zonën e quajtur Area, e në një kalim hekurudhor me nivel. Sipas hetimeve të para automjeti i tipit Tir i nisur nga Republika Çeke e që  transportonte konteinere ka hyrë në kalimin hekurudhor duke shembur traun pengues dhe pse semafori sinjalizonte mbërritjen e trenit. Treni është përplasur fuqishëm me automjetin Tir dhe tre prej vagonave të tij kanë dalë jashtë shinave. Sipas drejtorisë hekurudhore italiane treni rajonal i nisur nga Torino përbëhej nga 4 vagona dhe transportonte rreth 40 pasegjerë. Dy viktimat janë makinisti i trenit, 61 vjeç, dhe një nga personat që shoqëronte ngarkesën që transportonte automjeti Tir.

Sicred