KRYEFAQJA » LAJME » Itali, 5 yjet forcë e parë, e djathta udhëheq si koalicion

Itali, 5 yjet forcë e parë, e djathta udhëheq si koalicion

Votimet në Itali nuk nxorën asnjë mazhorancë të qartë duke dërguar një sinjal shqetësues. 60% e votuesve italianë kanë vendosur këtë herë për partitë populiste, – ose nga ana e majtë për Lëvizjen e Pesë Yjeve ose nga e djathta për partitë populiste, përfshirë edhe neofashistët. Silvio Berlusconi, 81 vjeçar me rreth 15% të votave të marra shihet si shprësëdhënës, megjithëse si askush tjetër ai qëndron për sistemin e vjetër italian. Ndërsa kundërshtari i euros dhe armiqësor ndaj të huajve, Matteo Salvini ka dalë para Berlusconit. Janë edhe ata që nderojnë ende Musolinin, “Vëllezërit Italianë” që kanë kandiduar në kampin e djathte. Përballë tyre nga kampi tjetër qëndron Lëvizja e Pesë Yjeve. Liderët e saj premtuan mrekullira, ata duan të shpenzojnë para që Italia nuk i ka e sipas tyre BE është fajtori që duhet t’i paguajë më shumë Italisë. Lista e majtë, e drejtuar deri më tani nga socialdemokratët qeverisës u përça para zgjedhjeve dhe gjendet në rënie të pandalshme. Ish-shpresa e italianëve, Matteo Renzi dështoi në skenën politike. Reformat në Itali nuk ecën përpara, ekonomia pati rritje shume te ngadalte, numri i të papunëve është shumë i lartë, problemet me numrin e lartë të azilkërkuesve nuk janë zgjidhur. Të dhënat e publikuara nga Ministra e Brendshme e Italisë tregojnë për pjesëmarrje në nivele të larta: 72.9% e italianëve kanë votuar për Dhomën e Deputetëve, ndërkohë që 73.5% kanë votuar për Dhomën e Senatit. Mesazhi i votuesve në këto zgjedhje ishte se si tani nuk mund të vazhdohet më. Por në fakt kështu do të vazhdohet, sepse të tre blloqet e mëdha e pengojnë njëra-tjetrën në parlament, e koalicionet duken të pamundura. Të paktën para zgjedhjeve ato kanë përjashtuar kombinime të mundshme. Madje edhe një koalicion, realisht i pamundur, mes partisë së Berlusconit dhe socialdemokratëve nuk ka shanse numerike për të arritur mazhorancën në dy dhomat e parlamentit. Nëse asnjë nga partitë e tjera nuk lëviz nga ky pozicion, presidenti italian duhet të emërojë një qeveri teknike, që duhet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e tjera. Këtë model Italia e ka përjetuar shpesh.

Sicred