KRYEFAQJA » LAJME » ISSH: Të hënën nis shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit
ISSH: Të hënën nis shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit

ISSH: Të hënën nis shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit

Instituti i Sigurimeve Shoqërore njoftoi se duke nisur nga 17 dhjetori, do të nisë shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët miratuar nga qeveria disa ditë më parë, në masën 5 mijë lekë. Zyrat e Postës Shqiptare që shpërndajnë në pjesën më të madhe pensionet do të punojnë me orar të zgjatur nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. “Çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date sipas grafikut të mëposhtëm” njofton ISSH.
Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018, do ju transferohet edhe masa e shpërblimit.
Për pensionistët qe e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.
ISSH njofton gjithashtu se pensionistët që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 29 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në Janar e në vazhdim pasi faturat janë të gjeneruara.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com