KRYEFAQJA » LAJME » ISPSH: Kujdes nga fruthi!

ISPSH: Kujdes nga fruthi!

Që prej fillimit të 2016-ës, rajoni i Europës ka regjistruar rreth 3 mijë raste të diagnostikuara me virusin e fruthit, një situatë që u rëndua së fundmi në Rumani me një bilanc prej 17 jetësh të humbura fëmijësh të moshës 1 deri në 5 vjeç. Ndonëse me një mbulesë vaksinale që shkon deri në 95 përqind Shqipëria nuk mbetet jashtë riskut të prekjes prej këtij virusi. “Kemi vënë re që ka një tendencë në ulje të mungesës vaksinale për fruthin gjë e cila lidhet edhe me propagandën që bëhet” tha shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino. Ajo bën të njohur se veçanërisht rrezik paraqesin rastet e refuzimit të prindërve për të kryer vaksinimin e fëmijëve. Por zonja Bino tha se për raste si këto, kryerja e vaksinimit nuk do të lihet vetëm në vullnetin e prindërve. Sipas saj institucionet shkollore duhet të jenë të interesuara dhe të kontrollojnë.
Për ti paraprirë situtatës, epidemiologë nga i gjithë vendi zhvilluan një takim në Tiranë, ku morën udhëzime të posaçme që lidhen jo vetëm me një fushatë intensive informimi mbi rëndësinë e vaksinimit, por edhe me raportimin e çdo shenje të përafërt me fruthin duke siguruar se ISHP ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për identifikimin dhe trajtimin e këtij virusi.

Sicred