KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Islanda barazon me Argjentinën, Mesi humbet penalltinë
Islanda barazon me Argjentinë, Mesi humbet penalltinë

Islanda barazon me Argjentinën, Mesi humbet penalltinë

Portieri i Islandës Halldorson është sot heroi i ditës pas barazimit 1-1 me Argjentinën. Kjo pasi në minutën e 63 ai priti një penallti. Por nuk ishte vetëm kërcimi i tij akrobatik që nuk lejoji prekjen e rrjetës. Halldorson  priti topin e goditur nga ylli i Argjentinës dhe i futbollit botëror Lionel Mesi. Mesi u mundua më pas shumë, por lojtarët gjigandë të ishullit vullkanik me pak më shumë se 300 mijë banorë, u treguan të pakalueshëm. Hyrja e Higuain 10 minutat e fundit duket se ishte e kotë. Përfundimisht Argjentinë – Islandë 1-1 për “Rusi 2018”, dhe islandezët dolë nga stadiumi duke u përqafuar dhe brohoritur.

Të parët shënuan argjentinasit me Aguerron, por menjëherë barazoi për Islandën Finnbogason.

RTSH e sollit takimin drejtpërdrejt në RTSH1HD dhe RTSH SPORT, si dhe livestream në www.rtsh.al brenda territorit shqiptar.

Sicred