KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ISIS publikon video me zërin e Al-Bagdadit që mendohet se ka vdekur
ISIS publikon video me zërin e Al-Bagdadit që mendohet se ka vdekur

ISIS publikon video me zërin e Al-Bagdadit që mendohet se ka vdekur

Militantët e shtetit islamik kanë publikuar një regjistrim audio të një personi që nga zëri duket se është lideri i tyre Al-Bagdadi, për të cilin është folur se mund të kishte vdekur. Personi që flet në audio i është referuar kërcënimeve të fundit të Koresë së Veriut ndaj SHBA-ve dhe Japonisë. Ai gjithashtu ka folur për betetejat e zhvilluara në bastionet e këtin grupi, siç është Mosuli, i cili është rimarrë nën kontroll nga forcat irakiane në korrik të këtij viti.
Al-Bagdati, për kokën e të cilit SHBA-të kanë vënë një shpërblim prej 25 milionë dollarësh, nuk është parë në publik që nga korriku i vitit 2014, duke i hapur kështu rrugë spekulimeve të shumta për fatin e tij. Herën e fundit që ai u shfaq ishte gjatë një predikimi në Xhaminë e Madhe të Al-Nurit në Mosul, pasi ISIS pushtoi qytetin dhe shpalli kalifatin e tij atje.
I pyetur rreth audios, një zëdhënës i forcave amerikane që luftojnë shtetin islamik, u shpreh se në mungesë të provave të verifikueshme për vdekjen e Al-bagdadit, për të është menduar gjithmonë se ka qenë gjallë.

Sicred