KRYEFAQJA » LAJME » ISHP: Rritet përdorimi i kanabisit tek adoleshentët

ISHP: Rritet përdorimi i kanabisit tek adoleshentët

Konferenca vjetore e ISHP nuk erdhi aspak me lajme të mira për sa i takon përdorimit të drogave tek të rinjtë. Rezultatet e studimeve të kryera më herët ju referuan përfaqësuesve të OBSH që kishin ardhur enkas nga Kopenhageni për këtë qëllim. “Ky studim që po citoj lidhet vetëm me përdorimin e drogave dhe vihet re një rritje e përdorimit të kanabisit sidomos nga të rinjt, rritje më e theksuar nëqoftëse e krahasojmë me numrin e popullatës” thotë Genta Qiriako shefe e promocionit në ISHP. Sipas studimit, përdorimi i kanabisit , lidhej shumë me performancën në shkollë. Nga 197 klasa të 9 dhe të dhjeta të marra në studim, rezultoi se ata me mesatare notash 9 kanë akses më të dobët tek kjo substancë se ata me mesatare notash 5. Konkretisht 4,3% me 20.1%. Po kështu edhe rezultati mbi ndikimin e strukturës së familjes në kontrollin e përdorimit të kanabisit tek këto mosha ishte shumë domethënës. Adoleshentët që jetonin me njërin nga prindërit biologjik ose me dy ku njëri është biologjik dhe tjetri njerk, kishin përdorim më të lartë të kanabisit se ata që jetonin me të dy prindërit biologjik. Konkretisht 8,3% me 5,9 % .

Përdorimi i Kanabisit

197 klasa të 9-ta dhe të 10-ta:

4.3% – Nxënës me notë mesatare 9

20.1% – Nxënës me notë mesatare 5

8,3% – Nxënës me prinder të ndarë dhe njerk

5,9 % – Nxënës me prindër biologjik

Sicred