KRYEFAQJA » LAJME » ISHP: Gripi kalon pragun epidemik

ISHP: Gripi kalon pragun epidemik

Gripi stinor kalon pragun epidemik duke e mbyllur muajin Janar me 19 771 të prekur. Sipas të dhënave me të fundit nga ISHP, numri i infeksioneve respiratore është 30 përqind më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Autoritet e Shendetit Publik konfirmojnë se është rregjistruar një vdekje si pasoje e komplikacioneve të shkaktuara nga virusi A/H1. Ai ishte një pacient i moshës 44 vjeç nga Korca i sëmurë kronik me diabet dhe me sindromën down.
Në raportin e fundit të monitorimit, ISHP vëren se vazhdon rritja e qarkullimit të virusve të tipit A/H1 dhe B krahas virozave të tjera respiratore, por virusi B ka dyfishuar numrin e të prekurve. Ky virus që njihet si linja JAMAGATA është shumë më agresiv si A/H1 dhe karakterziohet nga një tempraturë shumë e lartë persistente.
Nga monitorimi i raportimeve të ardhura nga e gjithë Shqipëria, qyteti i Fierit rezulton me i prekur nga gripi ndërsa përsa i përket grupmoshat, më të prekurit rezultojnë 60 vjeçarët.
Gripi nuk ka kaluar lehtë për një pjesë të popullatës duke i klasifikuar ata si raste me sëmundje tepër të rëndë respiratore akute. Kështu nga 334 pacientë të shtruar në spital me shkak komplikacionet nga gripi, 99 prej tyre kanë patur nevojë për terpai intensive dhe oksigjenim. Grupmosha më prekur si tepër rëndë janë ato pediatrike 0-14 vjeç.

Sicred