KRYEFAQJA » LAJME » Lumi Ishëm del nga shtrati

Lumi Ishëm del nga shtrati

Lumi Ishëm ka dal sërish nga shtrati në fshatin Murqinë, aty ku ka përmbytur edhe sipërfaqe toke të konsiderueshme që arrijne deri në 60 hektarë. Ndonëse gjatë natës lumi u tërhoq në shtratin e tij, në orët e paradites ai kapërceu shtratin. Daljet e tij të shpeshta janë bërë një problem tepër shqetësues për banorët e fshtrave Bilaj, Murqinë dhe Mallkuc.. Sipas banorëve që nga viti i ri e deri tani ky lumë ka dalë 5 herë nga shtrati duke përmbytur tokat dhe duke ngordhur edhe shpendët. Banorët e fshatit Murqinë ankohen se kanë dy ditë pa energji elektrike e po ashtu as ujë të pijshëm të cilin janë të detyruar ta blejnë. Lagja me veriore e fshatit Murqinë është e izoluar nga uji pasi rruga që i lidh ata me pjesën tjetër të fshatit është e përmbytur.

Sicred