KRYEFAQJA » LAJME » ISHM: Media shqiptare nuk plotëson standartet europiane

ISHM: Media shqiptare nuk plotëson standartet europiane

“Media shqiptare dhe standartet evropiane” është raporti më i fundit i Institutit Shqiptar të Medias i publikuar në Tiranë. Raporti paraqet një analizë metodologjike të gjendjes së medias në Shqipëri. Ai niset nga 27 treguesit apo standartet e Këshillit të Europës. Megjithëse legjislacioni shqiptar për lirinë e informimit është cilësuar si nga më të mirët në botë, studimi vëren se ka pengesa në zbatimin e tij në praktikë.

“Si jemi përballë këtyre standarteve dhe ku jemi?” pyet drejtori i Institutit Shqiptar të Mediave Remzi Lani. Sipas tij “Shqipëria nuk ka arritur të ketë një strategji të medias dhe ky është një problem”.

Studimi i financua nga ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Ambasadorja Dewi van de Weerd tha se raporti është shumë interesant sidomos kur bëhet fjalë për testimin e medias dhe gazetarisë shqiptare. “Gazetarët duhet të kenë më shumë hapsira nga shefat e tyre për të bërë gazetari investigative për çështjët që publiku ka më shumë nevojë. Ky raport është shumë interesant sidomos kur bëhet fjalë për testimin e medias dhe gazetarisë shqiptare në kontekstin europian dhe në raport me parimet e medias në demokraci. Ky raport tregon se në Shqipëri ka nisur që të shihet mundësia për media dhe mendime të lira, dhe shpresoj që raporte të tilla të jenë sa më të shpeshta” tha amabasadorja.

Studimi evidenton ndër të tjera se shkak është gjendja ekonomike dhe statusi social i gazetarëve. Sipas tij shpesh herë gazetarët e gjejnë veten nën presionin e biznesit dhe politikës dhe për pasojë bien pre në mënyrë rutinë në vetëçensurë, duke preferuar të ruajnë vendin e punës. Një tjetër nënvizim i raportit është shkollimi i gazetarëve. Sipas tij shteti apo faktorë të tjerë nuk kanë vendosur kufizime të asnjë lloji për arsmimin në gazetari.

Sicred