KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish-shefi i FBI-së deklarata të forta para senatit

Ish-shefi i FBI-së deklarata të forta para senatit

Ish-drejtori i FBI, James Comey ka bërë deklarata të forta gjatë dëshmisë së tij në komisionin e Zbulimit të Senatit amerikan. Në seancën e pazakontë, të pritur me interes të jashtëzakonshëm, ai deklaroi se ishte shqetësuar nga kërkesa e presidentit Trump për të ndaluar hetimin ndaj ish-këshilltarit tij të Sigurisë, Michael Flynn për dyshime për ndërhyrjen ruse në zgjedhje amerikane. Megjithatë, Comey nuk tha nëse mendonte se Trump ka penguar drejtësinë. “Besoj se nuk me takon mua të them nëse biseda që pata me presidentin, ishte përpjekje për të penguar. Mua mu duk shumë shqetësuese, por besoj se ky është një konkluzion që prokurori special do të përpiqet ta kuptoje, nëse ka qënë ndonjë qëllim i tillë dhe nëse kjo është shkelje”. Comey refuzoi të përgjigjej në seancën e hapur nëse besonte se Trump kishte bashkëpunuar me Rusinë, duke ia lënë këtë çështje gjithashtu hetimeve. Ai tha se administrata Trump përhapi gënjeshtra dhe e diskreditoi atë dhe FBI-në, kur vendosi ta shkarkonte muajin e shkuar. Duke e ditur se kjo ditë do të vinte dhe se i duhej të vetëmbrohej, Comey, që kishte drejtuar hetimet e FBI për përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, mbajti shënime për çdo kontakt që pati me presidentin Trump. Ai sqaroi se nuk e kishte pasur të nevojshme ta bënte diçka të tillë me ish-presidentin Obama. Comey tha gjithashtu se shpresonte të kishte regjistrim të bisedave, duke iu referuar sugjerimit të Trump se mund t’i kishte inçizuar ato.

Sicred