KRYEFAQJA » LAJME » Ish selia e PPSH në dizpozicion të “Vettingut”
Ish selia e PPSH në dizpozicion të "Vettingut"

Ish selia e PPSH në dizpozicion të “Vettingut”

Një tjetër godinë shtetërore vihet në dispozicion të organeve të reja të vettingut. Zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish selia e KQ të PPSH, që ndodhen përballë selisë së qeverisë, tanimë do të jenë zyrat e Komisionereve publike dhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Stafi administrativ u kujdes të organizonte një ceremoni përuruese për ambientet e reja ku do të punojnë gjyqtarët e lartë, një ceremoni ku nuk mungoi ambasadori amerikan Donald Lu dhe disa diplomatë të tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Inaugurimi i zyrave të reja pason ceremoninë e përurimit të godinës së Ish-Lidhjes së shkrimtarëve në Rrugën e Kavajës, aty ku punojnë gjyqtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit është struktura më e lartë e Vettingut, e cila pas tre ditesh do të jetë në provë me vendimin që do të japë për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Sicred