KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish presidenti peruan Fuxhimori do të përballet sërish me drejtësinë
Ish presidenti peruan Fuxhimori do të përballet sërish me drejtësinë

Ish presidenti peruan Fuxhimori do të përballet sërish me drejtësinë

Një muaj pasi u lirua nga burgu, ish presidenti peruan, Alberto Fuxhimori, do të përballet sërish me gjykatë, por këtë herë për vrasjen e gjashtë fermerëve në vitin 1992. 79-vjecari kishte dalë nga burgu pasi fitoi amnisti për shkak të shëndetit të përkeqësuar, por një gjykatë në kryeqytetin Lima të vendit u shpreh se amnistia nuk vlente për rastin e ri për të cilin ai do të gjykohet. Vetë Fuxhimori tha se është i pafajshëm dhe se do ta apelonte këtë vendim të gjykatës. Bashkë me Fuxhimorin, do të gjykohen edhe 22 persona të tjerë, pjesëtarë të skuadrave të vdekjes. Në vitin 2007, Fuxhimori u dënua me 6 vjet burg për mitmarrje dhe abuzim me detyrën. Në vitin 2009, ai u dënua me 25 vjet burg pasi u akuzua se kishte shkelur të drejtat e njeriut gjatë kohës që kishte qenë në detyrë si dhe kishte autorizuar skuadrat e vdekjes të kryenin ekzekutime. Rreth 69 mijë persona humbën jetën gjatë konfliktit mes rebelëve të krahut të majtë dhe qeverisë autoritarer të Fuxhimorit.

Sicred