KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish-presidenti i Perusë sërish para drejtësisë

Ish-presidenti i Perusë sërish para drejtësisë

Ish-presidenti i Perusë Alberto Fuxhimori, pritet të përballet sërish me drejtësinë, pasi ndaj tij do të ngrihen akuza që kanë lidhje me sterilizimin me forcë të pesë grave gjatë kohës që ai drejtonte vendin. Sipas kryeprokurorit të përgjithshëm të Perusë, bashkë me të do të akuzohen edhe tre nga ish ministrat e tij të shëndetësisë. Rreth 30 mijë gra iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale si pjesë e një programi qeveritar të sterilizimit gjatë presidencës së Fuxhimorit. Proçesi u paraqit si me dëshirë, por mijëra gra kanë bërë të ditur se ato nuk kishin pranuar t’i nënshtroheshin atij. Ka raportime që gratë u bënë pre e kërcënimeve dhe shantazhimeve për t’iu nënshtruar proçedurës. Shumë prej tyre ishin gra indigjene të varfra nga zonat rurale. Mbi 2 mijë persona besohet se kanë ngritur pati kundër sterilizimeve. Të dhëna zyrtare tregojnë se 18 gra humbën jetën si pasojë e tyre. Zoti Fuxhimori u nxor i pafajshëm në lidhje me programin gjatë një hetimi të mëparshëm të mbajtur në vitin 2014. Por akuzat që janë planifikuar të ngrihen ndaj tij kanë lidhje me pesë gra të cilat vuajtën plagë të rënda gjatë dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale, duke humbur më pas jetën. Në vitin 2004, ish presidenti, i cili tashmë është 79 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për abuzim me të drejtat e njeriut gjatë kohës që ishte në detyrë. Megjithatë, në fund të vitit 2017, ai përfitoi falje presidenciale për shkak të shëndetit të përkeqësuar.

Sicred