KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish presidentes së Argjentinës i hiqet imuniteti parlamentar
Ish presidentes së Argjentinës i hiqet imuniteti parlamentar

Ish presidentes së Argjentinës i hiqet imuniteti parlamentar

Ligjvënësit argjentinas votuan të mërkurën për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-presidentes Cristina Fernandez de Kirchner, duke lejuar në këtë mënyrë kontrollin e apartamenteve në pronësi të saj në kuadër të një hetimi për korrupsion. Fernandez është përfshirë në një skandal korrupsioni masiv, që dyshohet se ka ndodhur gjatë presidencës së saj në periudhën mes viteve 2007 dhe 2015 dhe presidencës së bashkëshortit të saj, Nestor Kirchner në vitet 2003 dhe 2007. Sipërmarrës të ndryshëm në sektorin e ndërtimit dhe energjisë dyshohet se i kanë paguar qeverisë së Kirchner ryshfete prej qindra milionë dollarësh në këmbim të kontratave publike. Fernandez gëzonte ende imunitet parlamentar si senatore. Ajo bashkoi votën me senatorët e tjerë për heqjen e imunitetit të saj, ndërkohë i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht. Sipas së përditshmes “La Nacion”, shuma e parave të përfituara në periudhën 10-vjeçare mes viteve 2005 dhe 2015 llogaritet në rreth 160 milionë dollarë, por kjo shumë mund të jetë edhe 50 për qind më e lartë.

Sicred