KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ISH-NDIHMËSI I FUSHATËS SË TRUMP MUND TË DËNOHET ME BURG

ISH-NDIHMËSI I FUSHATËS SË TRUMP MUND TË DËNOHET ME BURG

Robert Myler, këshilltari special që drejton hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane ka rekomanduar një dënim me burg deri në gjashtë muaj për Xhorxh Papadopulos, ish-ndihmës e fushatës së Donald Tramp. Sipas myler, një dënim I tillë ishte I duhuri. Në tetor të 2017-ës, Papadopulos pranoi se kishte gënjuer agjentët e FBI-së të angazhuar në hetimin për ndërhyrjen ruse. Ai ishte edhe personi I parë ndaj të cilit u ngrit padi nga ekipi I Myler. Në aktakuzën e paraqitur gjykatës, këshilltari Myler shkruan se gënjeshtrat e Papadopulos kanë ndikuar në mënyrë negoative hetimin e FBI-së ëpr rusinë dhe gënjeshtrat e tij nuk ishin gabime momentale.

– Ai gënjeu në mënyrë të përsëritur gjatë harkut kohor të më shumë se dy orëve, dhe gënjeshtrat e tij synuan të fshihnin fakte që ai e dinte se ishin kritike, – thuhet në aktakuzë.   Vendimi për Papadopulos pritet të merret në datën 7 shtator.

Sicred