KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ish ministri Ruli dëshmon për “Dosjen CEZ”
Ish ministri Ruli dëshmon për "Dosjen CEZ"

Ish ministri Ruli dëshmon për “Dosjen CEZ”

Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet rreth të quajturës “Dosja CEZ” ish kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, është marrë në pyetje ish- ministrin e Energjitikës Genc Ruli. “Ishte një sqarim i bazuar në prova reale e të dokumentuara që unë i dhashë Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton përsëri çështjen CEZ, për çka lidhet me të ashtuquajtura prova të reja, të paraqitura nga Komisioni Hetimor Parlamentar “Balla”” tha zoti Ruli për mediat. “Shpresoj që dëshmia ime ta ketë ndihmuar hetimin e prokurorisë për të dalluar të vërtetën e dokumentuar nga akuzat qesharake që prodhon kuzhina politike shqiptare” tha ai.
“Dosja CEZ” është shqyrtuar për afro dy vite nga Prokuroria e Tiranës e cila në përfundim firmosi për pushimin e çështjes. Por pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim, duke lënë detyra konkrete për grupin hetimor.

Sicred