KRYEFAQJA » LAJME » Ish ministri i PD: Prokuroria duhet ti fusë hetimet e “Çështjes Xhafa” në drejtimin e duhur!
Ish ministri i PD: Prokuroria duhet ti fusë hetimet e "Çështjes Xhafa" në drejtimin e duhur!

Ish ministri i PD: Prokuroria duhet ti fusë hetimet e “Çështjes Xhafa” në drejtimin e duhur!

Ish ministri i drejtësisë në qeverinë teknike Rama, aktualisht këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar sot ndaj vendimit të prokurorisë për të dëshmuar rreth “Çështjes Xhafa”. Zoti Bardhi ndërsa është shprehur i gatshëm të dëshmojë në çdo kohë tha se prokuroria më parë duhet të thërriste personat e implikuar në këtë ngjarje. “Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimeve me pushtetin nga ministri i Brendshëm e qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm” tha zoti Bardhi. “Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit” tha zyrtari lartë i PD. “Thirrja ime publike ndaj prokurorisë është ti fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që bëjnë trafik droge” tha zoti Bardhi. Bashkë me deputetët e PD Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, zoti Bardhi ishte thirrur sot të dëshmojë rreth “Çështjes Xhafa”.

Sicred