KRYEFAQJA » LAJME » Ish ministri Haxhinasto në prokurori
Ish ministri Haxhinasto në prokurori

Ish ministri Haxhinasto në prokurori

Ndërsa Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi masës së sigurisë me burg për dy ish drejtuesit e Autoritetit të Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, ish ministri i transporteve, Edmond Haxhinasto, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për atë që po konsiderohet skandali i rrugës Tiranë-Elbasan. “U pyeta për përgjegjësitë e mia si ish-drejtues gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projekti”, tha për gazetarët zoti Haxhinasto pas seancës së pyetjeve që zgjati 2 orë. Edhe më parë zoti Haxhinasto kishte treguar gadishmëri për të dhënë sqarime rreth çështjeve.

Sicred