KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ISH-MANAXHERI I FUSHATËS SË TRUMP NË PARABURGIM

ISH-MANAXHERI I FUSHATËS SË TRUMP NË PARABURGIM

Një gjykatëse federal vendosi të premten që ish-drejtuesi i fushatës së zotit Trump, Paul Manafort, duhet të mbahet në burg lidhur me akuzat për manipulim të dëshmitarëve, duke refuzuar lirimin e tij me kusht. Sipas zërit të amerikës, Manafort u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave të reja për manipulim të dëshmitarëve, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Myler.   Por gjykatësja federale e distriktit të Uashington DC, Emi Bermën Xhekson, pranoi mocionin e Myler për të refuzuar garancinë pasurore të paraqitur nga Manafort, duke e dërguar atë në burg, ku dhe do të presë zhvillimin e procesit gjyqsor në ngarkim të tij, që nis në muajin shtator.

Sicred