KRYEFAQJA » LAJME » Ish kryeprokurorja Rama mes gjyqtarëve që do të gjykojnë ish kryeprokurorin Llalla
Ish kryeprokurorja Rama mes gjyqtarëve që do të gjykojnë ish kryeprokurorin Llalla

Ish kryeprokurorja Rama mes gjyqtarëve që do të gjykojnë ish kryeprokurorin Llalla

Caktohet trupa gjykuese që do të hetoje ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, pavarësisht se ai ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Komisioneri Publik i cili punon pranë organeve të reja të Vettingut ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pranë instancës tjetër të Vettingut që është Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Në trupën gjykuese që do të merret me subjektin Adriatik Llalla është edhe emri i ish kryeprokurores Ina Rama e cila është pjesë e organeve të reja të Vettingut.
Llalla dha doreheqjen nga sistemi i drejtësisë në 16 shkurt të këtij viti dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si instancë e parë e Vettingut, ndërpreu procesin e kontrollit të pasurisë së tij.
Por mesohet nga zyra e shtypit pranë komisioneve të Vettingut se Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ankimuar në Kolegjin e Apelimit pikërisht vendimin e parë për të ndërprerë hetimin ndaj ish kryeprokurorit.
Gjyqtarët që do të merren me këtë çështje janë Sokol Çomo, Luan Daci, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.
Kjo trupe gjykuese ka marre dosjen e Zotit Llalla në shqyrtim dhe pritet të caktohet data kur do të nisin seancat ndaj ish Kryeprokurorit.