KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish-Kryeministri i Pakistanit dënohet me 10 vjet
Ish-Kryeministri i Pakistanit dënohet me 10 vjet

Ish-Kryeministri i Pakistanit dënohet me 10 vjet

Ish-Kryministri i Pakistanit Nawaz Sharif, u dënua në mungesë me 10 vjet burg për korrupsion nga një gjykatë në Islamabad të premten. Lajmi është dhënë nga avokatët e tij. Ky vendim i gjykatës i jep një goditje serioze fushatës së trazuar të partisë së tij përpara zgjedhjeve të 25 korrikut. Vendimi, është një nxitje potencialisht e rëndësishme për partinë kryesore të opozitës të udhëhequr nga ish kriketisti i Kupës së Botës, Imran Khan, i cili menjëherë ngriti pyetjen nëse Sharif do të kthehet në Pakistan nga Londra, ku gruaja e tij po merr trajtimin kundër sëmundjes së ancerit. Pakistani nuk ka traktate ekstradimi me Mbretërinë e Bashkuar. Sharif u rrëzua nga mandati i tij i tretë si kryeministër i Gjykatës së Lartë vitin e kaluar pas një hetimi pwr korrupsioni dhe iu ndalua të marrë pjesë në jetën politike,, por ai mbetet një simbol i fuqishëm për Lidhjen e tij Muslimane në Pakistan.

Sicred