KRYEFAQJA » LAJME » Ish-kryeministri grek Papademos plagoset në atentat
Ish-kryeministri grek Papademos plagoset në atentat

Ish-kryeministri grek Papademos plagoset në atentat

Ish-kryeministri grek Lucas Papademos, është plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm të makinës së tij. Bashkë me të është plagosur edhe shoferi i tij. Sipas mediave greke, Papademos ka marrë plagë në fytyrë, bark, duar, dhe këmbë, por gjendja nuk është në rrezik për jetën. Shoferi është më lehtë nga gjendja shëndetësore. Të dy janë transferuar urgjentisht në spitalin Evangelismos. Shpërthimi ka ndodhur ndërsa automjeti ishte në lëvizje. Dritaret e makinës, të cilat ishin atniplumb janë dëmtuar. Zoti Papademos ka gjetur një zarf në pjesën e pasme të makinës së tij, të cilën sapo e ka hapur, ajo ka shpërthyer. Mediat greke e konsiderojnë ngjarjen si “sulm terrorist”. Zoti Lukas Papademos ka qenë kryeministër i një qeverie teknike në Greqi nga nëntori i 2011 deri në maj të vitit 2012 në krizën e thellë ekonomike. Ai ka qenë edhe governator i bankës qendrore greke.

Sicred