KRYEFAQJA » LAJME » Juristi i OSHEE Karaj: Po shantazhohem nga drejtësia !

Juristi i OSHEE Karaj: Po shantazhohem nga drejtësia !

Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe dëshmitari i mbrojtur i Drejtësisë, Romeo Karaj, ngre shqetësimin se po shantazhohet për tu tërhequr nga procesi i korrupsionit në marrëveshjen e CEZ-it. Karaj në një prononcim për mediat tha se presioni këtë herë ka ardhur nga vetë sistemi i drejtësisë, që ka dhënë në dëm të tij një vendim për shpifje ndaj djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Bëhet fjalë për një citim që Karaj i ka bërë Izet Haxhiajt, ish-truprojë e ish -presidentit Berisha,  në drejtim të djalit të tij.

Karaj tha se i është drejtuar ambasadave kryesore në vend, prokurorisë, kuvendit dhe kryeministrit ku kërkon të hetohet ky rast i pastër presioni , kërcënimi dhe hakmarrjeje ndaj tij, nga persona me pozita politike që preken nëse përmbyllen hetimet dhe gjykimi mbi skandalin e CEZ-DIA.

Përfaqësuesi ligjor kërkon edhe reagimin e shpejtë të prokurorisë dhe moszvarritjen e hetimit të skandalit të privatizimit të OSHEE.

Sicred