KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqtarja vritet nga ish bashkëshorti
Reagime të shumta për vrasjen e gjyqtares

Gjyqtarja vritet nga ish bashkëshorti

Një  gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër është vrarë të enjten në mesditë në Tiranë nga ish bashkëshorti i saj. Fildes Hafizi 39 vjeç, nënë e dy fëmijëve është goditur disa herë nga ish bashkëshorti Fadil Kasemi, 53 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut”. Ish bashkëshortja e tij ka humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e krimit. Çifti i divorcuar ka një vajzë 16 vjeçare dhe një djalë 14 vjeçar.

Mes Hafizit dhe Kasemit prej vitesh ka patur mosmarrëveshje. Dy vjet më parë Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste Fildes Hafizin në Plazhin e Golemit. Në atë kohë gjykata e deklaroi fajtor  Kasemin për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje” dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg, dhe për akuzën “armëmbajtje pa leje” e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burg. Por ai u lirua nga burgu në janar të 2017  pas një amnistie të miratuar nga parlamenti e firmosur nga presidenti Nishani në dhjetorinn e 2016,  amnisti nga e cila përfituan 670 persona.

Sicred