KRYEFAQJA » LAJME » Ish gjyqtari kushtetues, çohet në prokurori nga KPK
Ish gjyqtari kushtetues, çohet në prokurori nga KPK

Ish gjyqtari kushtetues, çohet në prokurori nga KPK

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj është referuar për ndjekje penale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njoftoi ky komision të martën. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bëhet e ditur në njoftim.
Më 31 janar të këtij viti Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, ndonëse i mbaronte mandati në vitin 2022. Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut.
Jurist kariere dhe gjykatës për një kohë të gjatë, Imeraj do të mbahet mend si pjestar në proceset e rëndësishme ndaj figurave të njohura të politikës, si Lulzim Basha e Ilir Meta, por edhe në tragjedinë e Gërdecit. Ai do të mbahet mend edhe si kundërshtar i ligjit të vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Vetë ish gjykatësi citohet të ketë thënë se gjithçka po ndodh është e motivuar politikisht. “Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën” ka thënë Ymeraj.

Sicred