KRYEFAQJA » LAJME » Ish gjyqtari i akuzuar për korrupsion pranon akuzën
Ish gjyqtari i akuzuar për korrupsion pranon akuzën

Ish gjyqtari i akuzuar për korrupsion pranon akuzën

Ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion, do të gjykohet në një proces të veçantë. Gjykata e Tiranës çeli sot siparin e gjykimit duke vendosur brenda pak minutash edhe shtyerjen e seancës. Shkak u bë kërkesa e prokurorit i cili ka kërkuar të njihet me dosjen. Gjykata e Krimeve të Rënda bëri ndarjen e dosjes për Shkëlqim Mirin dhe Kujtim Mirin. Një tjetër kërkesë e saj ishte dhe shkresa drejtuar policise për arrestimin e Gentian Dodës dhe Alban Bucit. Ndarja e dosjes për Dodën e Bucin u bë pasi për ta nuk mund te zhvillohet gjykimi normal pasi nuk kane marrë njoftim dhe jane në mungesë.
Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri pranoi akuzës duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje.

Sicred