KRYEFAQJA » LAJME » Ish deputeti i PD Tahiri drejt humbjes përfundimtare të mandatit
Ish deputeti i PD Tahiri drejt humbjes përfundimtare të mandatit

Ish deputeti i PD Tahiri drejt humbjes përfundimtare të mandatit

Dashamir Tahiri nuk gëzon më mandatin e deputetit. Në një vendim të marr të premten në orën 12:00,  Gjykata Administrative vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-deputetit të PDIU Dashamir Tahiri, për sigurinë e padisë. Pas këtij vendimi ai mbetet pa mandat, duke lënë në fuqi vendimin e marr nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Pas dështimit në Kolegjin Zgjedhor, ai ka humbur betejën ligjore edhe në Gjykatën Administative. Nëpërmjet avokatit të tij, Fatmir Braka, ish – deputeti i Partisë Demokratike kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të KQZ-së derisa çështja të shqyrtohej në themel. “Vendimi i Gjykatës Administrative jo i drejtë. Sot i jemi drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së” tha avokati Braka. Vendimi për ti hequr zotit Tahiri mandatin e depueteti, u mor nga KQZ në fund të dhjetorit, pasi u prek nga ligji për dekriminalizimin. Sipas dokumentave ai nuk kishte plotësuar siç duhet formularin dhe kishte mbajtur të fshehur dënimin e tij, për një patentë të fallsifikuar.

Sicred