KRYEFAQJA » LAJME » Ish-deputeti Frroku dënohet me 7 vite burg, por lirohet nga akuza e vrasjes
Ish-deputeti Frroku dënohet me 7 vite burg, por lirohet nga akuza e vrasjes

Ish-deputeti Frroku dënohet me 7 vite burg, por lirohet nga akuza e vrasjes

Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 7 vite e gjysmë burgim ish- deputetin e Partisë Kristian-Demokrate Mark Frroku. Togat e zeza e shpallën të pafajshëm Frrokun për akuzën e vrasjes në Belgjikë, ndërsa dënimi u dha për tre akuzat e tjera, atë të pastrimit të parave, ndërtimit pa leje dhe fshehjes së pasurisë. Frroku ishte arrestuar dy vjet më parë për akuzën e vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në Belgjikë, ndaj dhe shpallja e tij i pafajshëm u cilësua fitore nga avokatët mbrojtës. Sipas tyre kjo ishte një akuzë e ngritur në bazë të thashethemeve.
Prokuroria i kishte kërkuar gjykatës që Frroku të dënohej edhe për tre akuzat e tjera, por avokatët lajmëruan se këtë dënim të tij do ta ankimojnë në gjykatën e apelit.
Përveç dënimit me burg, për Frrokun gjykata dha vendimin edhe për mos ushtrimin e funksioneve publike për 4 vite, pas shlyerjes së dënimit.

Sicred